Во периодот 19-29.8.2023 во хотелот „Монтана“ во Крушево се одржа четиринаесеттиот по ред основен тренинг за изградба на мир и соочување со минатото: „10 Дена Мировна Република“, во организација на „Мировна акција“. Тренингот го организираше тренерскиот тим во состав: Андреа Велинова, Емрах Реџепи, Боро Китаноски и Горан Талески.
На тренингот имаше 19 учесници/чки кои доаѓаа од разни места низ Македонија, со различно етничко и верско потекло, род и многу други идентитети. Одредена специфичност на оваа група беше и возрасната разлика. Тоа од една страна претставува предизвик за работа, но од друга страна е придобивка која се покажа во неколку наврати на тренингот. Првенствено, затоа што го одразува општеството во кое живееме и таа меѓугенерациска дискусија е многу важна, а ретко се случува. Но, придобивките се видоа и во неколку други наврати. И на овој тренинг беше забележливо учество на наставнички/ци, како и многу силна помлада група која внесе енергија, промисленост и длабинско пристапување кон темите.
На тренингот ги работевме темите: Вовед и запознавање, Ненасилна комуникација, Соработка и работа во тим, Донесување одлуки, Разбирање на конфликти, Насилство, Предрасуди и дискриминација, Род, Идентитети и етнички идентитет, Соочување со минатото (го работевме 3 блока), Креативна разработка на конфликти и Ненасилна акција, следена со сесија за евалуација и излегување од тренингот. Тренерскиот тим се трудеше да ја крои програмата согласно лоцираните потреби на групата и успешно ги водеше процесите.
На тренинзите се јасно видливи рефлексиите на секојдневието и затоа секој тренинг е посебен и поинаков од другите и секоја од темите се обработува на посебен начин. Живееме во време кога најголемиот дел од политичките дискусии се одвиваат онлајн, на социјалните мрежи, кадешто се воспоставени одредени обрасци на однесување и аргументирање, но и навики на нивно користење, употреба и злоупотреба. Некои од тие навики се одразија врз процесите на тренингот и групата беше соочена со одлуки за нивно надминување. Некои теми се, за жал, преоптоварени во онлајн дискусиите и се предмет на глобални бранови на интерес кои нудат предетерминирани поставки за „дискусија“, кои всушност имаат сосем спротивна задача: да ја сопрат дискусијата и да ги држат „страните“ вкопани во своите „непријателски“ позиции. На тренингот се обидовме да ги распакуваме таквите обрасци на однесувања за да можеме да влеземе во вистинска дискусија за темите и да изградиме односи на нови основи, кои ќе овозможат отворено преиспитување, но и можност за емпатија и солидарност. Тоа беа предизвиците: за некои теми успеавме, за некои помалку, а имавме и моменти кога беше тешко. Но, се надеваме на кумулативното дејство, кое ваквите тренинзи во минатото ни покажале дека го имаат и дека сме засадиле по некое семе на сомнеж кое во иднина ќе изрти.
Тој тип на предетерминирани пакети, собрани, првенствено од интернет, беа видливи кога третиравме родова тематика (покрај тоа што ја поставуваме во посебен блок, ја проткајувавме и скоро низ сите теми, затоа што сметаме дека е централна во прашањата на поредокот, милитаризмот и национализмот). Но, просто, живееме во доба на глобални превирања и злоупотреби на самата тема на родови идентитети и очекувано е тие да се рефлектираат секогаш кога ќе ги протресеме. Но, од друга страна, генерациската разновидност, пак, токму на сесијата за род донесе многу важни увиди. И визуелно и содржински беше многу впечатлив момент ситуацијата во која неколку генерации на жени стојат една покрај друга и се надоврзуваат за механизмите на опресија и освојувањето на слободите низ годините од минатото.
Како течеше тренингот, групата усвои свои механизми на функционирање, па и покрај посериозните предизвици кога влеговме во Соочување со минатото, групната работа функционираше. Креативна разработка на конфликти делуваше ослободувачки и беше добар вовед во Ненасилна акција.
Ова беше успешен тренинг, со силни предизвици, но и многу силни учеснички/ци со кои сме сигурни дека ќе останеме во контакт и во иднина. Ги чувствуваме како сојузници/чки со кои радо би соработувале.
Боро Китаноски
Ноември, 2023 год.
Në periudhën 19-29 gusht 2023, në Hotelin “Montana” në Krushevë u mbajt trajnimi themelor, i katërmbëdhjeti me radhë, për ndërtimin e paqes dhe përballjen me të kaluarën “10 Ditë Republikë Paqësore”, organizuar nga Aksioni Paqësor. Trajnimi u organizua nga ekipi i trajnerëve, në përbërje: Andrea Velinova, Emrah Rexhepi, Boro Kitanoski dhe Goran Taleski.
Në trajnim u përfshinë 19 pjesëmarrës të ardhur nga vende të ndryshme të Maqedonisë, me prejardhje të ndryshme etnike dhe fetare, të gjinive të ndryshme dhe me shumë identitete të tjera. Një tipar specifik i këtij grupi ishte dallimi në moshë. Kjo, nga njëra anë, paraqet sfidë gjatë punës, por në anën tjetër, është një përfitim që u tregua në disa raste gjatë trajnimit. Kryesisht, pasi që kjo pasqyron shoqërinë në të cilën jetojmë dhe diskutimi midis brezave është shumë i rëndësishëm, ndërsa rrallë ndodh. Por përfitimet u panë edhe në disa raste të tjera. Dhe në këtë trajnim ra në sy pjesëmarrja e mësueseve femra, si dhe e një grupi shumë të fortë të të rinjve që sollën energji, mendim dhe qasje të thelluar ndaj temave.
Gjatë trajnimit punuam në këto tema: Prezantimi dhe njohja me njëri-tjetrin, Komunikimi jo i dhunshëm, Bashkëpunimi dhe puna ekipore, Vendimmarrja, Të kuptuarit e konflikteve, Dhuna, Paragjykimi dhe diskriminimi, Gjinia, Identitetet dhe identiteti etnik, Përballja me të kaluarën (e punuam në 3 blloqe), Zgjidhja kreative e konflikteve dhe Veprimi jo i dhunshëm, pasuar nga një seancë vlerësimi dhe dalje nga trajnimi. Ekipi i trajnerëve u përpoq ta përshtatë programin sipas nevojave të identifikuara të grupit dhe menaxhoi proceset me sukses.
Reflektimet e jetës së përditshme duken qartë në trajnime dhe për këtë arsye çdo trajnim është i veçantë dhe i ndryshëm nga të tjerët dhe secila nga temat përpunohet në mënyrë të veçantë. Jetojmë në një kohë kur shumica e diskutimeve politike zhvillohen online, në rrjetet sociale, ku janë vendosur shabllone të caktuara sjelljeje dhe argumentimi, por edhe shprehi të shfrytëzimit, përdorimit dhe keqpërdorimit të tyre. Disa nga këto shprehi u pasqyruan në proceset e trajnimit dhe grupi u përball me vendime për t’i kapërcyer ato. Disa tema, për fat të keq, janë të mbingarkuara në diskutimet online dhe i nënshtrohen valëve globale të interesit që ofrojnë cilësime të paracaktuara për “debat”, të cilat në fakt kanë detyrë krejtësisht të kundërt – të ndalojnë debatin dhe t’i mbajnë “palët” e ngulitura në pozicionet e tyre “armiqësore”. Në trajnim u përpoqëm t’i shpalojmë shabllonet e tilla të sjelljes në mënyrë që të hyjmë në diskutim të vërtet rreth temave dhe të ndërtojmë marrëdhënie mbi baza të reja që do të mundësonin shkëmbim të hapur, por edhe mundësinë e empatisë dhe solidaritetit. Ato ishin sfida: për disa tema ia dolëm, për disa më pak, dhe kishim çaste kur ishte e vështirë. Por, shpresojmë për një efekt kumulativ, çfarë trajnimet e tilla në të kaluarën na kanë treguar se e kanë dhe se kemi mbjellë disa fara dyshimi që do të mbijnë në të ardhmen.
Ky lloj i paketave të paracaktuara, të mbledhura kryesisht nga interneti, ishte i dukshëm kur trajtuam temën e gjinisë (përveç vendosjes së saj në një bllok të veçantë, e gërshetuam edhe në pothuajse të gjitha temat, sepse e konsiderojmë si qendrore në çështjet e rendit, militarizmit dhe nacionalizmit). Por, thjesht, jetojmë në një epokë trazirash globale dhe abuzimesh me vetë temën e identiteteve gjinore dhe është e pritshme që ato të pasqyrohen sa herë që i tundim. Por, në anën tjetër, diversiteti i brezave solli shumë njohuri të rëndësishme pikërisht në sesionin gjinor. Si nga ana vizuale ashtu edhe nga ajo përmbajtësore, ishte një moment shumë mbresëlënës situata në të cilën disa breza grash qëndrojnë pranë njëra-tjetrës dhe ndërlidhen mes vete për mekanizmat e shtypjes dhe fitimin e lirive ndër vite në të kaluarën.
Siç rridhte trajnimi, grupi adoptoi mekanizmat e veta të funksionimit, kështu që pavarësisht sfidave më serioze kur u futëm në temën e Përballjes me të kaluarën, puna në grup funksionoi. Zbërthimi kreativ i konfliktit ishte ndikoi në mënyrë çliruese dhe ishte një hyrje e mirë në Veprimin jo të dhunshëm.
Ky ishte një trajnim i suksesshëm, me sfida të fuqishme, por edhe pjesëmarrëse dhe pjesëmarrës shumë të fortë me të cilët jemi të sigurt se do të mbetemi në kontakt edhe në të ardhmen. Ne i ndiejmë ata si aleate dhe aleatë me të cilët me shumë dëshirë do të bashkëpunonim.
Boro Kitanoski
11/2023