„10 Дена Мировна Република“- Тренинг за соочување со минатото и изградба на мир се одвиваше во Крушево во периодот од 21 до 31 јули, 2019 година. Собра заедно 22 различни луѓе (вклучувајќи го и тренерскиот тим), со различни убедувања, места на живеење, професии, род, возраст, етничка припадност и верска припадност, желни за запознавање и себесознавање, учење и одучување, промислување, освестување и делување за разни појави и теми кои ни го обликуваат општеството во кое живееме заедно.
Ова беше 11-ти по ред, тренинг од овој тип, организиран од Мировна акција, а тренерскиот тим, составен од Емрах Реџепи, Фланза Јусуфи Салиу, Горан Талески, Албулена Карага и Боро Китаноски, се обидуваше да скрои програма која ќе ги допре и умот, и телото (преку искуствени вежби), и срцето.
Па, така се ткаеше оваа тренинг програма, првите денови се запознававме и се обидувавме да се поврземе на лично, најосновно човечко ниво. Поставувавме темели за понатаму и вежбавме ненасилна комуникација, како да кажеме нешто што ни е важно, и како да не се согласуваме на начин кој нема да повредува, навредува и затвора простор за дијалог и како да слушаме со волја навистина да чуеме и разбереме. Искуствено се поминуваше низ вежби кои ни овозможуваа анализа и рефлексија за важноста на соработката и работата во тим, промислувавме за односот процес – резултат, за грижата едни за други, за задоволството од работата и за личната одговорност. Разговаравме за предностите и недостатоците на различните начини на носење одлуки. Па анализиравме динамики кои се појавуваат при конфликт и различните начини на однесување, како и односот кон малцинствата и кон различните.
Разговаравме за актуелни прашања низ призма на (не)видливите видови на насилство. Нудевме едни на други различни перспективи, и отворавме различни аспекти за теми кои ни се важни на лично и општествено ниво. Разговаравме за предрасудите и дискриминацијата, за нееднаквоста и социјалната неправда врз одредени групи, за неправедните структури кои генерираат насилство. Промислувавме за различните идентитети и нивното значење, освестувавме како не доживуваат другите и што тоа значи во контекст на делување за општествена промена. Иако род го третиравме постојано низ сите теми и сесии, одвоивме посебно време за да разговараме за родовите улоги во општеството, како се креираат и како опстојуваат, за општествените очекувања како би требало да изгледа и да се однесува „вистински маж“ и „вистинска жена“, за огромниот дисбаланс на моќ помеѓу мажите и жените, и баравме начини како да се промени сето тоа.
Ваквиот процес ни овозможи услови да може да работиме на темата Соочување со минатото доста длабоко и квалитетно, и на емотивно, а и на рационално ниво. До тогаш имавме стекнато доверба едни во други за да може да споделивме лични приказни. Ни овозможи и на рационално ниво, конструктивно и критички да ги разгледаме начините на кои се зборува за минатото, за да може да промислуваме заедно што би можело да се направи, што би претставувало чесен однос кон минатото и чекор кон помирување? Така, тематски лека-полека влегувавме во креативна разработка на конфликти, изградба на мир и ненасилна акција и се инспириравме меѓусебно за делување за општествена промена.
Можеби за прв пат откога постои тренинг програмата на МА, се случува да имаме група на учеснички и учесници кои доаѓаат од само две етнички групи: македонска и албанска, што ни овозможи длабоко да навлеземе во дијалог за етничките конфликти од минатото и сегашните предизвици. Но во исто време бевме и извонредно разнолика група по основ на други идентитети (верски, родови,..) и цел спектар на политички ставови и припадности, што беше ретка можност да се воспостави дијалог и отворање на разни општествени теми помеѓу луѓе кои инаку не се сретнуваат да ги дискутираат (и да не се согласуваат отворено) меѓу себе. Тоа е една од најголемите придобивки на оваа тренинг програма, а на овој тренинг му даде силен белег.
Темите кои ги обработувавме и начинот на кој им приоѓавме беа предизвикувачки за сите, како за учесничките и учесниците, така и за тренерскиот тим и меѓусебно се „туркавме“, особено во моменти кога предизвиците беа големи. Силен впечаток остави големата желба и залагање да не се повлечеме во тие моменти и комплиментите за отвореноста и подготвеноста да се подаде рака, но и да се препознае подадената рака (што не е секогаш лесно, напротив), одат кон силната група на учеснички и учесници. Таа енергија во тешките моменти го туркаше тренингот напред и е впечатлива се уште.
———-
“10 Ditë Republikë Paqësore”- Trajnimi për Ballafaqim me të Kaluarën dhe Ndërtim të Paqes u zhvillua në Krushevë në peridhën prej 21 deri më 31 korrik, 2019. Mblodhi bashkë 22 njerëz të ndryshëm (përfshirë edhe ekipin trajnues), me bindje, vendbanime, profesione, gjini, moshë, përkatësi etnike dhe përkatësi fetare të ndryshme, të zellshëm për njoftim dhe vetënjoftim, mësim dhe çmësim, reflektim, vetëdijësim dhe veprim për dukuri dhe tema të ndryshme të cilat e formësojnë shoqërinë në të cilën jetojmë së bashku.
Ky ishte trajnimi i 11-të i kësajë natyre, të cilin e organizon Aksioni Paqësor, e ekipi trajnues, i përbërë nga Emrah Rexhepi, Fllanza Jusufi Saliu, Goran Taleski, Albulena Karaga dhe Boro Kitanoski, u përpoq që të modelojë një program i cili do të prekë edhe mendjen, edhe trupin (përmes ushtrimeve) edhe zemrën.
Kështu thurrej programi i këtijë trajnimi, ditët e para njoftoheshim dhe përpiqeshim që të lidhemi në nivel personal, atë më bazikun, njerzor. Vendosnim themele për më tutje dhe ushtronim komunikim të padhunshëm, si të themi diçka që e kemi të rëndësishme dhe si të mos pajtohemi duke përdorur mënyra të cilat nuk lëndojnë, nuk ofendojnë dhe nuk mbyllin hapësirë për dialog; dhe si të dëgjojmë me vullnetin që vërtetë të marrim vesh. Përmes përvojës kalohej nëpër ushtrime të cilat na mundësuan që të analizojmë dhe të reflektojmë për rëndësinë e bashkëpunimit dhe punës në ekip, reflektonim për raportin proces – rezultat, për kujdesin ndaj njëri-tjetrit, për kënaqësinë nga puna dhe përgjegjësinë personale. Biseduam edhe për përparësitë dhe mangësitë e mënyrave të ndryshme të vendimmarrjes. Pastaj analizonim dinamikat që shfaqen gjatë një konflikti dhe mënyrat e ndryshme të sjelljes, si dhe për qasjen ndaj pakicave dhe ndaj të ndryshmive.
Biseduam për çështje aktuale përmes prizmit të llojeve të (pa)dukshme të dhunës. I ofronim njëri-tjetrit perspektiva të ndryshme dhe hapnim aspekte të ndryshme për tema të cilat na janë të rënsësishme në nivel personal dhe shoqëror. Biseduam për paragjykimet dhe diskriminimin, për pabarazinë dhe për padrejtësinë sociale ndaj grupeve të caktuara, për strukturat e padrejta të cilat gjenerojnë dhunë. Reflektonim për identitetet e ndryshme dhe për rëndësinë e tyre, vetëdijësonim se si na përjetojnë të tjerët dhe çdo të thotë kjo në kontekst të veprimit për ndryshim shoqëror. Edhe pse gjininë e trajtonim vazhdimisht, në kuadër të të gjitha temave dhe sesioneve, ndamë kohë të veçantë për të biseduar për rolet gjinore në shoqëri, si krijohen dhe si qëndrojnë të tilla, për pritshmëritë e shoqërisë se si duhet të duket dhe të sillet “një burrë i vërtetë” dhe “një grua e vërtetë”, për disbalansin e stërmadh të fuqisë mes burrave dhe grave, dhe kërkonim mënyra se si mund të ndryshohet e tërë kjo.
Procesi i këtillë na mundësoi kushte që të mund të punojmë temën Ballafaqimi me të Kaluarën në mënyrë mjaft të thellë dhe cilësore, edhe në nivel emotiv edhe në nivel racional. Deri atëherë kishim fituar besim tek njëri-tjetri që të mund të ndajmë rrëfime personale. Na mundësoi edhe në nivel racional që ti shqyrtojmë në mënyrë kritike dhe konstruktive mënyrat me të cilat flitet për të kaluarën, që të mund të reflektojmë bashkarisht se çka do të mund të bëhej, që do të paraqiste qasje të ndershme/fer ndaj të kaluarës dhe hap kah pajtimi? Ashtu, dal ngadalë, hymë në temat e shtjellimit kreativ të konflikteve, ndërtimin e paqes dhe aksionit të padhunshëm dhe frymëzuam njëri-tjetrin për të vepruar për ndryshim shoqëror.
Ndoshta për herë të parë që kur ekziston ky program trajnues në AP, ndodh të kemi grup pjesëmarrësesh dhe pjesëmarrësish që vijnë vetëm nga dy grupe etnike: ai maqedonas dhe shqiptar, gjë që na mundësoi të hyjmë në dialog të thellë për konfliktet etnike nga e kaluara dhe sfidat e sotshme. Por njëkohësisht ishim edhe një grup tejmase i larmishëm në bazë të identiteteve të tjera (fetare, gjinore,…) dhe spektrit të tërë të bindjeve dhe qëndrimeve politike, që ishte një mundësi e rrallë për të vendosur dialog dhe për të hapur tema të ndryshme shoqërore mes njerëzish të cilët përndryshe nuk takohen për ti diskutuar (dhe për të mos u pajtuar hapur) me njëri-tjetrin. Kjo është njëra nga gjërat më të çmueshme të këtij programi trajnues, e që këtijë trajnimi i la një gjurmë të fortë.
Temat të cilat i shtjellonim dhe mënyra se si ju qaseshim ishte sfiduese për të gjithë, si për pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit, ashtu edhe për ekipin trajnues kështu që e “shtynim” njëri-tjetrin, sidomos në momentet kur sfidat ishin të mëdha. Mbresë të fuqishme la dëshira e madhe dhe zotimi që të mos tërhiqemi në ata momente dhe komplimentet për të qenit të hapur dhe për gatishmërinë për të shtrirë dorën, por edhe për të njohur dorën e shtrirë (që jo gjithmonë është e lehtë, përkundrazi), shkojnë drejt grupit të fort të pjesëmarrseve dhe pjesëmarrësve. Ajo energji e shtynte trajnimin përpara në momentet e rënda dhe vazhdon të jetë mbresëlënëse akoma.