Мировна акција / Aksioni paqësor
те повикува на
„Десет дена Мировна република“ –
Тренинг за соочување со минатото и изградба на мир
во Крушево
од 16.03.2018 до 26.03.2018
Во периодот од 16. март до 26. март 2018 година, Мировна акција – Прилеп & Тетово, го организира деветтиот по ред „Tренинг за соочување со минатото и изградба на мир“.
Ако…
- сакаш да промислуваш и растеш интелектуално и емотивно,
- си незадоволен/а од реалноста во која живееш и сакаш да ја менуваш, а не сакаш да бегаш од тука,
- ти е важно да слушнеш што имаат да кажат другите околу тебе за темите, кои обично ги прескокнуваме, за кои шепотиме или ги споделуваме само меѓу „своите“,
- ти треба сигурен простор за отворен дијалог, во кој ќе можеш да кажеш што те боли, што ти тежи и што ти треба за понатаму, сакаш да се чуеме најпрвин како луѓе, но и како носител(к)и на една, понекогаш тешка, лична и колективна историја,
- си подготвен/а да влезеш во процес на преиспитување на сопственото делување
- бараш простор, инспирација и сојузници за општествена промена,
ТОГАШ ОВОЈ ТРЕНИНГ Е ЗА ТЕБЕ!
На тренингот нудиме простор за размена на различни погледи и приказни. Ја раслојуваме реалноста за да можеме да ја разбереме и критички да ги согледаме постојните општествени односи. Преиспитуваме и реконструираме. Ги отвораме болните теми од минатото, (особено оние поврзани со 2001г. и историјата на конфликти) со намера да ги направиме поподносливи за во иднина.
Некои од темите што ги разработуваме се: насилство, разбирање на конфликти, соочување со минатото, изградба на мир, ненасилна акција, родни улоги, дискриминација, како и идентитет и национален идентитет. Програмата е отворена и флексибилна, направена е да ги следи потребите, можностите и мотивацијата на учесниците/чките и се менува по потреба.
Тренерскиот тим го фацилитира процесот и тренер(к)ите лично учествуваат барајќи заедно со учесниците/чките разбирање и охрабрување за делување.
Тренингот е отворен за сите полнолетни граѓани и граѓанки на Република Македонија (нема горна старосна граница, ова не е само тренинг за млади). За учество на тренингот не е потребно да си член/ка на здруженија на граѓан(к)и или да си активен/на во некоја неформална граѓанска иницијатива.
Сите трошоци за учество на тренингот (патни трошоци, сместување и храна) ги покрива Мировна акција.
Најчесто, на тренингот работиме на македонски јазик, но секој/а учесник или учесничка, кој/а има потреба да зборува на албански јазик, тоа ќе може да го стори. Се обидуваме јазикот да го третираме првенствено како алатка за меѓусебно разбирање, а користењето на еден јазик овозможува полесно течење на процесот. Сите материјали се двојазични, на македонски и албански.
ПРИЈАВА МАКЕДОНСКИ APLIKIMI SHQIP
Технички информации:
Работно време:
9:30 – 13:00 Претпладневна работилница
13:00 – 16:30 Пауза за ручек и одмор
16:30 – 20:00 Попладневна работилница
Во рамките на секоја работилница има пауза од 20 минути.
Начин на пријавување и избор на учесници/чки:
Доколку сакаш да бидеш дел од овој особено интересен тренинг, те молиме да ја пополниш приложената пријава (погоре во овој повик) и да ни ја испратиш најдоцна до 06.03.2018 на оваа и-мејл адреса: treninzi@mirovnaakcija.org.
Доколку во рок од 2 дена не добиеш и-мејл со потврда дека твојата пријава е стигната, те молиме да ни ја испратиш повторно.
Ќе одбереме 20 учесници/чки, врз основа на содржината на пополнетата пријава. За исходот на изборот ќе те известиме најдоцна до 09.03.2018.
При изборот на учесници/чки на тренингот, тренеркиот тим ќе се води од пополнетата пријава и од потребата за балансирано учество.
Тренерски тим:
Албулена Карага (Мировна акција, Кичево/Скопје)
Боро Китаноски (Мировна акција, Прилеп)
Горан Талески (Мировна акција, Прилеп)
Емрах Реџепи (Мировна акција, Куманово / Скопје)
Фланза Јусуфи – Салиу (Мировна акција, Тетово)
Доколку имате било какви прашања поврзани со тренингот, нашиот контакт е:
Мировна акција
Тел. 048 401 888
И-мејл: treninzi@mirovnaakcija.org
Tренингот за соочување со минатото и изградба на мир го организира Мировна акција во партнерство со Курве Вустроу, а со институционална поддршка од ЦИВИКА Мобилитас.
———————————-
Aksioni Paqësor/Мировна акција
të fton në
„Dhjetë ditë Republikë Paqësore” –
Trajnim për ballfaqim me të kaluarën dhe ndërtim të paqes
në Krushevë
nga data 16.03.2018 deri më datë 26.03.2018
Në peridhën prej 16. mars deri më 26. mars të vitit 2018, Aksioni Paqësor – Prilep & Tetovë, për të nëntën herë radhazi organizon „ Trajnim për ballfaqim me të kaluarën dhe ndërtim të paqes”.
Nëse…
- dëshiron të reflektosh dhe të rritesh në nivel emotiv dhe intelektual,
- je i/e pakënaqur nga realiteti në të cilin jeton dhe dëshiron ta ndryshosh, e nuk do që të ikish prej këtu,
- e ke të rëndësishme që të dëgjosh se çfarë kanë të thënë të tjerët rreth teje rreth temave të cilat zakonisht i anashkalojmë, për të cilat pëshpërisim ose i ndajmë vetëm me të “tanët”,
- të duhet hapsirë e sigurt për dialog të hapur, në të cilin mund të thuash se çfarë të dhemb, çfarë të rëndon dhe çfarë të nevojitet për më tutje, dëshiron të dëgjohemi fillimisht si njerëz, por edhe si bartës/e të një historie, personale dhe kolektive, e cila ndonjëherë mund të jetë e rëndë,
- je i/e gatshëm/e të hyshë në proces të shqyrtimit të veprimit personal,
- kërkon hapësirë, frymëzim dhe aleatë për ndryshim shoqëror,
ATËHERË KY TRAJNIM ËSHTË PËR TY!
Në trajnim ofrojmë hapësirë për këmbim të shikimeve dhe rrëfimeve personale. Shqyrtojmë shtresëzimet e realitetit që të mund të t’a kuptojmë atë dhe t’i shohim në mënyrë kritike raportet shoqërore egzistuese. Rishikojmë dhe rekonstruojmë. I hapim temat e dhimbshme nga e kaluara, (sidomos ato të lidhura me vitin 2001 dhe historinë e konflikteve ) me qëllim që t’i bëjmë më të durueshme në të ardhmen.
Disa nga temat të cilat i përpunojmë janë: dhuna, kuptimi i konflikteve, ballfaqimi me të kaluarën, ndërtimi i paqes, aksioni i padhunshëm, rolet gjinore, diskriminimi si dhe identitetet dhe identitetet kombëtare. Programi është i hapur dhe fleksibil, është i krijuar që të ndjekë nevojat, mundësitë dhe motivimin e pjesëmarrës(e)ve dhe ndryshon sipas nevojës.
Ekipi trajnues e faciliton procesin dhe trajnuesi(e)t marrin pjesë personalisht duke kërkuar së bashku me pjesëmarrësit/et (mirë)kuptim dhe fuqizim për veprim.
Trajnimi është i hapur për të gjithë qytetaret dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë të moshës madhore (nuk ka kufi të sipërm sa i përket moshës, ky nuk është trajnim vetëm për të rinj e të reja). Për të marrë pjesë në trajnim nuk është e nevojshme që të jeshë anëtar/e i/e ndonjë shoqate qytetarësh/esh ose të jeshë aktiv/e në ndonjë iniciativë joformale qytetare.
Të gjitha harxhimet lidhur me pjesëmarrjen në trajnim (shpenzimet e rrugës, akomodimin dhe ushqimin) i mbulon Aksioni Paqësor.
Më së shpeshti, në trajnim punojmë në gjuhën maqedonase, megjithatë çdo pjesëmarrës ose pjesëmarrëse e cila ka nevojë të flasi në gjuhën shqipe, do të mund ta bëjë të njejtën. Përpiqemi që gjuhën ta trajtojmë kryesisht si mjet për kuptim të ndërsjellë, ndërsa përdorimi i një gjuhe pune mundëson që procesi të rrjedhë më lehtë. Të gjitha materialet janë në dy gjuhë, në maqedonisht dhe shqip.
Informata teknike:
Orari i punës:
9:30 – 13:00 Punëtoria e paraditës
13:00 – 16:30 Pauzë për drekë dhe për pushim
16:30 – 20:00 Punëtoria e pasditës
Në kuadër të çdo punëtorie ka pauzë 20 minutëshe.
Mënyra e aplikimit dhe përzgjedhjes së pjesëmarrësve/eve:
Nëse dëshiron të jeshë pjesë e këtijë trajnimi tejet interesant, të lusim që fletëparaqitjen e vendosur (shih më lart) të na e dërgosh më së voni deri më 06.03.2018 në këtë e-mail adresë: treninzi@mirovnaakcija.org .
Nëse në afat kohor prej dy ditësh nuk pranon konfirmim me e-mail se fletëparaqitja jote ka arritur, atëherë të lutemi që të na e dërgosh përsëri.
Do të zgjedhim 20 pjesëmarrës/e, në bazë të përmbajtjes së fletëparaqitjes së plotësuar. Për rezultatin e përzgjedhjes do të informojmë më së voni deri më 09.03.2018.
Gjatë përzgjedhjes së pjesëmarrësve/eve për trajnim, ekipi trajnues do të udhëhiqet nga fletëparaqitja e mbushur dhe pjesëmarrja e balansuar.
Ekipi trajnues:
Emrah Rexhepi (Aksioni Paqësor, Kumanovë/Shkup)
Boro Kitanoski (Aksioni Paqësor, Prilep)
Goran Taleski (Aksioni Paqësor, Prilep)
Albulena Karaga (Aksioni Paqësor, Kërçovë/Shkup)
Fllanza Jusufi Saliu (Aksioni Paqësor, Tetovë)
Nëse ke çfarëdo lloj pyetjesh lidhur me trajnimin, kontakti ynë është:
Aksioni Paqësor
Tel. 048 401 888
E-mail: treninzi@mirovnaakcija.org
Trajnimin për ballafaqim me të kaluarën dhe ndërtim të paqes e organizon Aksioni Paqësor në partneritet me Kurve Vustrou, dhe me mbështetje institucionale të CIVIKA Mobilitas.