Në periudhën prej 13-15.12.2019 u zhvillua faza e katërt e Programit të Avancuar për Ndërtimin e Paqes dhe Ballafaqimit me të Kaluarën. Kjo fazë ishte plotësisht e përkushtuar ndaj raporteve mes gjinisë dhe ndërtimit të paqes. Tema rreth gjinisë ka qenë gjithmonë e pranishme gjatë trajnimeve, në trajnimin bazik “10 Ditë Republikë Paqësore” e shtjellojmë në mënyrë të veçantë, edhe në fazat paraprake kemi patur sesione të posaçme për gjininë. Por raportet gjinore i trajtojmë edhe përmes temave të tjera dhe analizojmë se çfarë implikimesh të veçanta luajnë rolet gjinore në secilën prej tyre. Në analizën tonë, gjinia zë vend qendror në ndërtimin e paqes. Raportet dhe padrejtësitë të cilat definohen në shoqëri në bazë të përkatësisë gjinore janë baza në të cilën më pastaj mbindërtohen të gjitha raportet dhe mekanizmat e tjera të fuqisë mbi të cilat vendoset shpërndarja e fuqisë në shoqëri. Andaj, për ne, puna për barazi gjinore është njëkohësisht edhe punë në ndërtimin e paqes. Dhe anasjelltas.
Në këtë fazë reflektuam rreth raportit tonë personal ndaj kësajë teme, analizuam disa qasje të përcaktuara në baza gjinore të cilat i detektojmë në shoqëri dhe i analizuam lidhjet mes gjinisë dhe militarizmit. Për herë të parë patëm dy ligjëruese mysafire, Ana Mishkovska Kajevska dhe Irena Cvetkoviq. Ana mbajti ligjeratë, të cilës i pasoi diskutim, për lëvizjet feministe në Beograd dhe Zagreb gjatë luftrave në ish Jugosllavi. Për bashkëpunimin që ka ekzistuar dhe për vështirësitë me të cilat lufta e ka ngarkuar këtë bashkëpunim. Irena fliste për lidhjet mes identitetit gjinor, identitetit etnik dhe nacionalizmave. Si janë këto dy identitete të ndërthurur dhe si njëri e përcakton tjetrin dhe se çfarë shoqërie krijohet kur të dy janë të përcaktuar fuqishëm.
Ishte kjo një fazë e bukur në të cilën më thellësisht i shtjelluam implikimet e gjinisë në proceset e ndërtimit të paqes, por edhe fazë në të cilën na u vërtetuan mendimet se ndërtimi i paqes dhe aktivizmi paqësor janë elemente të rëndësishme në luftën për barazi gjinore dhe se kjo është diçka që shpesh herë mungon në nismat feministe dhe ato LGBT në Maqedoni. Ndërsa lufta për paqe dhe për barazi gjinore duhet të jetë një luftë.
———-
Во периодот 13-15.12.2019 се одржа четвртата фаза од Напредната програма за изградба на мир и соочување со минатото. Оваа фаза беше целосно посветена на односите Род и изградба на мирот. Темата за родот ни била секогаш присутна на тренинзите, на основниот тренинг „10 Дена мировна република“ ја обработуваме посебно, а и во претходните фази на напредната програма имавме засебни сесии за род. Но родовите односи ги третираме низ сите останати теми и анализираме какви посебни импликации играат родовите улоги во сите нив. Во нашата анализа, родот зазема централно место во изградбата на мирот. Односите и неправдите кои се дефинираат во општеството по основ на родовата припадност се основата врз која понатаму се надградуваат сите други односи на моќ и механизми врз кои почива распределбата на моќ во општеството. Затоа, за нас, работата за родова рамноправност е исто така и работа на изградба на мирот. И обратно.
Во оваа фаза промислувавме за нашиот личен однос кон темата, анализиравме некои родово базирани пристапи кои ги препознаваме во општеството и ги анализиравме врските помеѓу родот и милитаризмот. За прв пат имавме и две гостинки предавачки, Ана Мишковска Кајевска и Ирена Цветковиќ. Ана одржа предавање, следено од дискусија, за феминистичките движења во Белград и Загреб за време на војните во поранешна Југославија. За соработката која постоела и тешкотиите со кои војната ја обременува таа соработка. Ирена зборуваше за врските помеѓу родовиот идентитет и етничкиот идентитет и национализмите. Како се тие два испреплетени, како едниот го детерминира другиот и какво општество всушност се создава кога и двата се тврдо детерминирани.
Беше ова убава фаза во која подлабоко ги протресовме импликациите на родот во процесите на изградба на мир, но исто така и фаза во која ни се потврдија размислувањата дека изградбата на мирот и мировниот активизам се важни елементи од борбата за родова рамноправност и дека тоа е нешто што често недостасува во феминистичките и ЛГБТ иницијативи во Македонија. А борбата за мир и родова рамноправност треба да биде една борба.