Në periudhën prej 02 deri më 07 prill, 2019, Aksioni Paqësor organizoi Fazën 1 nga Programi i Avancuar për Ndërtim të Paqes dhe Ballafaqim me të Kaluarën (NP dhe BmK). Ky është programi i avancuar i dytë për NP dhe BmK i organizuar nga Aksioni Paqësor, pas trajnimit të avancuar që u mbajt në vitin 2016, me atë dallim që ky ishte fillimi i një programi më të ndryshëm që do të zhvillohet në më shumë faza gjatë tërë vitit 2019 dhe fillimit të vitit 2020. Programi është i paraparë metodologjikisht të kombinoj punë përmes punëtorive (e zakonshme për trajnimet tona) me panel diskutime, inkuadrim të mysafirëve të jashtëm, si dhe vizita në teren të kombinuara me punë grupore për shtjellimin e temave të caktuara.
Për pjesëmarrje ishin të ftuar persona që veç më kanë kaluar ndonjë nga trajnimet bazike për ndërtim të paqes dhe ballafaqimit me të kaluarën “10 Ditë Republikë Paqësore” (që Aksioni Paqësor i organizon qysh nga viti 2011). Për këtë fazë nuk arritëm ta formojmë grupin me të gjithë pjesëmarrësit/et e ftuar, disa prej tyre nuk arritën të na bashkëngjiten për shkak të angazhimeve me punë, edhe pse shprehën dëshirë për pjesëmarrje, dhe këtë do ta realizojmë në fazat që vijojnë.
Ky ishte trajnim edhe me dy fëmijë J dhe tentativa të ofrojmë përkrahje prindërve me fëmijë që të marrin pjesë (qofshin prindër të vetëm, qofshin prindër që nuk mund të lejnë fëmijën ndokund gjatë trajnimit). Kjo, posaçërisht përkrahjen e prindërve të vetëm, e flasim që moti, ndërsa tash kishim mundësi të provojmë për herë të parë dhe me siguri do ta inkuadrojmë në ofertën për trajnimet e radhës – mundësinë të organizojmë përkujdesje për fëmijët gjatë kohëzgjatjes së sesioneve.
Kjo fazë ishte e paraparë si thellim në disa tema të punuara në trajnimet bazike dhe hulumtimin e nevojave për fazat e radhës që do të jenë të fokusuara në tema konkrete. Punuam përmes ushtrimeve të përvojës dhe diskutimeve për njohje dhe ndërtim të grupit, reflektuam më thellë për paragjykimet dhe diskriminimin duke i kërkuat tek vetvetja. Me cilët grupe të njerëzve e kemi rëndë të punojmë dhe pse? A është e rëndësishme inkuadrimi i këtyre grupeve në procesin e ndërtimit të paqes? Pastaj rishqyrtuam cilët janë burimet e fuqisë në shoqëri, dhe ku jemi ne këtu. Çfarë janë lidhjet e gjinisë kur i analizojmë karakteristikat e fuqisë në shoqëri. Ndamë përjetime familjare dhe personale lidhur me historinë e konflikteve etnike, qofshin ato narrative me të cilat jemi rritur, apo përjetime tona personale. Në fund tentuam të gjejmë zgjidhje për situata të dhunshme dhe të analizojmë se cilat lloje të sjelljeve do të zvogëlonin dhunën dhe do të transformonin konfliktin.
Ishte frymëzuese dhe emocionale, shpejt arritëm të ndërtojmë besim dhe në atmosferë të tillë ishte lehtë të notojmë më thellë. Si takim mes shoqeve dhe shokëve të vjetër.
……….
Во периодот од 02 – 07. Април 2019 година, Мировна акција ја организираше Фаза 1 од Напредната програма за изградба на мир и соочување со минатото (ИМ и СсМ). Ова е втора напредна програма за ИМ и СсМ што ја организира Мировна акција, после напредниот тренинг одржан во 2016 година, со таа разлика што ова беше почеток на една поинаква програма која ќе се одвива во повеќе фази низ целата 2019 и почетокот на 2020 година. Програмата е замислена и методолошки да комбинира работилничарско работење (вообичаено за нашите тренинзи) со панел дискусии, вклучување на надворешни гости, како и теренски посети комбинирани со групна разработка на одредени теми.
За учесници/чки беа поканети лица кои веќе поминале некој од основните тренинзи за изградба на мир и соочување со минатото „10 Дена мировна република“ (кои Мировна акција ги организира уште од 2011 година). За оваа фаза не успеавме да ја оформиме групата комплетно со сите повикани учесници/чки, некои од нив не успеаја да се приклучат заради работни обврски, иако изразија желба за учество, и тоа ќе го реализираме на следните фази.
Ова беше тренинг и со две деца J и обиди да понудиме поддршка за родители со деца да можат да учествуваат (било самохрани родители, било родители кои не можат да го остават детето некаде додека трае тренингот). Ова, особено поддршката на самохрани родители, го заговараме одамна, сега имавме можност да испробаме за прв пат и веројатно ќе го вклучиме во понудата за сите следни тренинзи – можноста да организираме причувување на деца за времетраење на сесиите.
Оваа фаза беше замислена како продлабочување на некои од темите работени на Основните тренинзи и истражување на потреби за следните фази кои ќе бидат тематски фокусирани. Работевме преку искуствени вежби и дискусии на запознавање и изградба на групата, промислувавме подлабоко за предрасуди и дискриминација барајќи ги во нас самите. Со кои групи на луѓе ни е тешко да работиме и зошто? Дали е важно вклучување на овие групи во процесот на изградба на мир? Потоа приспитувавме кои се изворите на моќ во општеството, каде сме ние тука. Какви се врските на родот кога ги анализираме доминантните карактеристики на моќта во општеството. Споделивме семејни и лични доживувања на историјата на етнички конфликти, било да се наративи со кои сме растеле, било да се наши лични доживувања. И на крајот се обидовме да бараме решенија за ситуации со насилство и да анализираме кои однесувања би го намалиле насилството или трансформирале конфликтот.
Беше инспиративно и емотивно, бргу достигнавме доверба и во таква атмосфера беше лесно да запливаме подлабоко. Како средба помеѓу стари другар(к)и.