Në periudhën prej 14 deri më 16 qershor, në Krushevë e mbajtëm fazën e dytë të Programit të Avancuar për Ndërtimin e Paqes dhe Ballafaqimit me të Kaluarën (NP dhe BMK). Përskaj dilemave në fillim të përgaditjeve, fokus kryesor të punës kishim vendimmarrjen përmes prizmit të vlerave.
Në këtë fazë na u bashkangjitën edhe disa vetë të cilët ishin të ftuar edhe për fazën e parë por atëherë nuk mundën. Për fat të keq disa pjesëmarrës, për shkak të obligmeve që nuk mund ti shtynin, nuk patën mundësi të marrin pjesë kësaj here. Kjo gjë u pasqyrua deri në njëfarë mase edhe në përgatitjen dhe zbatimin e punëtorive, sidomos për shkak të numrit tek të pjesëmarrësve, e nevojshme ishte që në disa ushtrime në të cilat mësimi bëhet përmes përvojës, të marrë pjesë dikush nga ekipi trajnues- gjë të cilën zakonisht nuk e bëjmë.
Programi në këtë fazë ishte kryesisht në drejtim të problematizimit të (ose të kupturait e) vendimeve të cilat i marrim nga aspekti i vlerave. Simulimet të cilat i ofruam na mundësuan raste për të diskutuar vlerat, por edhe për shqyrtimin e brendshëm të secilit/ës nga pjesëmarrësit/et se si i shikojnë vlerat të cilat i kanë të rëndësishme, çka ju vlen më shumë, sa është e lehtë apo e vështirë që të bëjmë kompromise kur bëhet fjalë për vlera e kështu me radhë. Tematizuam aspekte të rëndësishme dhe krijuam hapësirë për reflektim dhe vetëreflektim lidhur me dilemat etike, presionin, përgjegjësinë personale dhe raportin mes individit dhe grupit. Si rezultat patëm 4 blloqe reflektimi, dhe një koncept të rrumbullaksuar me të cilin jemi të kënaqur.
Lënë mënjanë sfidat lidhur me mundësinë e pjesëmarrësve për të marr pjesë, planifikimit kohor dhe ngjajshëm, patëm një fazë të thellë dhe me rëndësi të madhe për procesin i cili do të paraprijë me këtë grup dhe për këtë program të avancuar. Besimi i fituar dhe të qenit të bindur në qëllimet e mira, si dhe gatishmëria për dialog dhe mirëkuptim kontribuoi për këtë. Jemi të gatshëm për vizitë studimore!
………………….
Во периодот 14-16 јуни, 2019 во Крушево ја одржавме втората фаза од Напредната програма за изградба на мир и соочување со минатото (ИМ и СсМ). Наспроти дилемите на почеток на подготовките, во ова фаза главен фокус на работа ни беше носењето на одлуки низ вредносна призма.
На ова фаза ни се приклучија неколкумина кои беа покани и за на првата но тогаш не можеа, но за жал имаше и некои кои поради неодложни обврски не беа во можност да присуствуваат. Ова во одредена мера се одрази во подготовката и спроведувањето на работилниците, посебно поради тоа што бројот на учесници беше непарен па имаше потреба од учество на некој од тренерскиот тим во некои искуствени вежби – нешто што обично не го правиме.
Програмата во оваа фаза беше пред сè во насока на вредносно пробламатизирање (или разбирање) на одлуките кои ги носиме. Симулациите кои ги понудивме овозможија можности за дискусија за вредностите, но и за внатрешно преиспитување на секој од учесниците како гледаат на вредностите кои им значат, што повеќе им значи, колку е лесно или тешко да правиме компромиси кога се работи за вредности и така натаму. Тематизиравме важни аспекти и креиравме простор за рефлексија и саморефлексија околу етичките дилеми, притисокот, личната одговорност, и односот на поединецот/ката со групата. Како резултат имавме 4 промислувачки блока, и заокружен концепт со кој сме задоволни.
Настрана предизвиците во однос на можноста учесници да присуствуваат, временското планирање на блоковите и слично, имавме длабока фаза од голема важност за процесот кој претстои со ова група и ова напредна програма. Стекнатата доверба и убеденоста во добрите намери, како и спремноста за дијалог и разбирање придонесе во тоа. И спремни сме за студиско патување!